Shënohet 114 vjetori nga lindja e Nënë Terezës

Çdo figurë e madhe lind dhe zhvillohet në rrethana dhe kontekste të caktuara sociale, historike dhe kulturore, por në të shumtën e rasteve, figurat e mëdha arrijnë famën dhe lavdinë The post Shënohet 114 vjetori nga lindja e Nënë Terezës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shënohet 114 vjetori nga lindja e Nënë Terezës

Çdo figurë e madhe lind dhe zhvillohet në rrethana dhe kontekste të caktuara sociale, historike dhe kulturore, por në të shumtën e rasteve, figurat e mëdha arrijnë famën dhe lavdinë larg vendit të origjinës së tyre, theksoi Skender Hasani. Kështu ndodhi edhe me Gonxhe Bojaxhiun, Nënë Terezën, e cila arriti afirmimin ndërkombëtar shumë larg vendlindjes së saj. Megjithatë, kjo nuk ndikoi që ajo të harronte prej nga kishte ardhur; përkundrazi, ngado që shkonte, ajo i mbante me vete gjenet e trashëguara nga familja dhe frymën e diversitetit social, fetar dhe etnik të çarshisë së vjetër të Shkupit, shtoi më tej Hasani.

“Duke qenë e edukuar në një familje që nuk kishte larg kishën “Zemra e Krishtit”, në lagjen shqiptare-katolike të Shkupit, Gonxhe Bojaxhiu qysh në fëmijërinë e saj të hershme sikur e kishte parandjerë se ky edukim familjar e fetar do të bëhet për të shkollë e jetës. Formimi i mëvonshëm i saj pastaj erdhi natyrshëm si një trung që zhvillohet duke pasur për bazë rrënjët e shëndosha. Për Shën Nënë Terezën kanë folur e shkruar mijëra njerëz, qofshin ata autor veprash apo personalitete të ndryshme. Për këtë grua të madhe më së paku kanë folur dhe shkruar njerëzit nga vendi dhe origjina e saj. Jo pse kanë treguar mangësi respekti ndaj saj, por sepse zakonisht për figurat e mëdha siç ishte ajo, vlerësimet më të gjithanshme vijnë nga hapësira të ndryshme të globit. Kjo është edhe një dëshmi për efektet që prodhoi ndikimi i saj në rritjen e ndërgjegjes njerëzore ndaj varfërisë, sëmundjeve dhe vetmisë.”, – deklaroi Skender Hasani nga ITKShShM-ja.

Edicioni i katërt i manifestimit kulturor shkencor “Drita e Gonxhes”, që fillon sot dhe përfundon më 5 shtator të këtij viti, dy data që përkojnë me 114 vjetorin lindjes, 27 vjetorin e vdekjes dhe 45 vjetorin e marrjes së çmimit për paqen, të organizuar nga ITKShSh-ja.

The post Shënohet 114 vjetori nga lindja e Nënë Terezës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .