Shtyhet afati për regjistrimin e mërgatës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë afatin për regjistrimin e mërgatës deri më 31 dhjetor të këtij viti. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e mbajtur nga kabineti qeveritar ka thënë se kërkesa për shtyrje të afatit po bëhet për shkak se ditëve të fundit brenda ditës […]

Shtyhet afati për regjistrimin e mërgatës
shtyhet-afati-per-regjistrimin-e-mergates

shtyhet-afati-per-regjistrimin-e-mergates

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë afatin për regjistrimin e mërgatës deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e mbajtur nga kabineti qeveritar ka thënë se kërkesa për shtyrje të afatit po bëhet për shkak se ditëve të fundit brenda ditës ka pasur deri në tremijë regjistrime.

Ajo shtoi se të dhënat që do të dalin nga regjistrimi i mërgatës do t’u shërbejnë institucioneve por edhe vet mërgatës për organizim më të mirë të nevojave dhe potencialit.

“Së pari dua të theksoj se regjistrimi i mërgatës në formën që është duke u bërë sot është ndoshta ndërmarrja më e rëndësishme në raport me mërgatën e katër dekadave të fundit. Të dhënat që do të dalin nga regjistrimi i mërgatës do të na shërbejnë edhe institucioneve të vendit, por edhe vet mërgatës për një organizim më të mirë të nevojave dhe të potencialit. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit kemi pasur një dinamikë përafërsisht tre mijë regjistrime në ditë që do të thotë që kjo dinamikë do të përpiqemi të mos e ndalim përmes përfundimit të afatit”, deklaroi Gërvalla.