Ndërmarrja “Trepça”, njofton se ka larguar nga puna edhe një minator

Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna minatorin V.G. Siç thuhet në njoftim, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës. “Me datën 26.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. V.G. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1480 […]

Ndërmarrja “Trepça”, njofton se ka larguar nga puna edhe një minator
ndermarrja-“trepca”,-njofton-se-ka-larguar-nga-puna-edhe-nje-minator

ndermarrja-“trepca”,-njofton-se-ka-larguar-nga-puna-edhe-nje-minator

Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna minatorin V.G.

Siç thuhet në njoftim, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Me datën 26.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. V.G. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1480 e dt. 9.11.2023, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, 1.8, 1.16, 1.24, 1.39 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4637 të dt. 26.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për V.G”.