Siguria për krerët e shteteve pjesëmarrëse në Samitin për Paqe, Zvicra vendos 4 mijë ushtarë në detyrë
Siguria për 50 krerët e shteteve pjesëmarrëse në Samitin për Paqe nuk është një çështje e lehtë dhe për këtë arsye Zvicra ka vendosur 4 mijë ushtarë në detyrë. Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e konfederatës zvicerane, Viola Amherd gjatë një konference për shtyp. Për të mbrojtur më shumë se 50 krerët e […]
![Siguria për krerët e shteteve pjesëmarrëse në Samitin për Paqe, Zvicra vendos 4 mijë ushtarë në detyrë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/654546-siguria-per-kreret-e-shteteve-pjesemarrese-ne-samitin-per-paqe-zvicra-vendos-4-mije-ushtare-ne-detyre.webp)
Siguria për 50 krerët e shteteve pjesëmarrëse në Samitin për Paqe nuk është një çështje e lehtë dhe për këtë arsye Zvicra ka vendosur 4 mijë ushtarë në detyrë.
Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e konfederatës zvicerane, Viola Amherd gjatë një konference për shtyp.
Për të mbrojtur më shumë se 50 krerët e shteteve duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe Zëvendës Presidentin e SHBA Kamala Harris, janë vendosur deri në 4,000 ushtarë, tha Viola Amherd, presidentja e konfederatës zvicerane gjatë një konference për shtyp.
Hoteli Bürgenstock ka një histori të gjatë takimesh politike të nivelit të lartë dhe vendndodhja e tij e izoluar në majë të malit ofron shtesë sigurie, shkruan Euronews.
Vendpushimi i mrekullueshëm kishte pritur bisedimet e mëparshme të paqes në Sudan në 2002 dhe Qipro në 2004.