Siljanovska ndau “Unazën inxhinierike”, mes të dekoruarve edhe Egzona Murtezani dhe Adina Osmani 

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka dekoruar studentët e dipomuar në fushat inxhinierike. Dekorata që quhet “Unaza inxhinierike”, jepet për studentët më të suksesshëm në universitetet e The post Siljanovska ndau “Unazën inxhinierike”, mes të dekoruarve edhe Egzona Murtezani dhe Adina Osmani  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Siljanovska ndau “Unazën inxhinierike”, mes të dekoruarve edhe Egzona Murtezani dhe Adina Osmani 

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka dekoruar studentët e dipomuar në fushat inxhinierike.

Dekorata që quhet “Unaza inxhinierike”, jepet për studentët më të suksesshëm në universitetet e vendit.

“Unaza inxhinierike” është ndarë për herën e 21-të, kurse këtë vit e kanë marrë 15 studentët më të suksesshëm që kanë diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip dhe në Universitetin e Tetovës.

Mes të dekoruarve, janë edhe dy të diplomuara shqiptare.

Kësisoj, “Unaza inxhinierike” është ndarë për Eva Zoviq, Dimitrija Simjanovska, Mihaela Zllatevska, Marija Mitevska, Egzona Murtezani, Viktor Magllenovski, Rufija Idrizovska, Bojana Zaharieva, Angella Meshkova, Matea Toshkovska, Elena Stefanovska, Teodora Siljanoska, Matea Anakievska, Daniel Cenovski dhe Adina Osmani.

“Unaza inxhinierike” organizohet nën ombrellën e Presidentit të shtetit, nën organizimin e Institucionit Inxhinierik të Maqedonisë dhe Odës së arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar./TV21

The post Siljanovska ndau “Unazën inxhinierike”, mes të dekoruarve edhe Egzona Murtezani dhe Adina Osmani  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .