Situatë e qetë në Jarinje

Mëngjesi i sotëm është i qetë në Jarinje. Situata është normale dhe veturat po qarkullojnë. Njëjtë ka thënë edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Situata është në rregull, nuk ka ndryshime”, tha Elshani. Ndryshe, kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka paralajmëruar se nga […]

Situatë e qetë në Jarinje
situate-e-qete-ne-jarinje

situate-e-qete-ne-jarinje

Mëngjesi i sotëm është i qetë në Jarinje.

Situata është normale dhe veturat po qarkullojnë.

Njëjtë ka thënë edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Situata është në rregull, nuk ka ndryshime”, tha Elshani.

Ndryshe, kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka paralajmëruar se nga sot serbët do të organizojnë bllokada në të gjitha pikat kufitare me Kosovën.

Kjo pasi, ata duan që Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu.

Siç ka paralajmëruar Rojeviq, bllokada do të nisë nga ora 18:00, dhe nga 400 njerëz në çdo pikë kufitare do të jenë pjesëmarrës, raporton Klankosova.