Sociologia Ademi: Familjet e shtresës së lartë po i paraprijnë trendit të ri për punësimin si dado shtetaset e huaja

Sociologia Makfire Ademi thotë për Front Online se trendit të ri në Kosovë ku shtetasit e huaj po përkujdesen për fëmijët kosovar po i paraprijnë familjet e shtresës së lartë. Ajo thotë se ndikimi i shtetaseve të huaj në socializimin e fëmijëve është diskutabile. “ Kryesisht këtij trendi po i paraprijnë familjet e shtresës së […]

Sociologia Ademi: Familjet e shtresës së lartë po i paraprijnë trendit të ri për punësimin si dado shtetaset e huaja
sociologia-ademi:-familjet-e-shtreses-se-larte-po-i-paraprijne-trendit-te-ri-per-punesimin-si-dado-shtetaset-e-huaja

sociologia-ademi:-familjet-e-shtreses-se-larte-po-i-paraprijne-trendit-te-ri-per-punesimin-si-dado-shtetaset-e-huaja

Sociologia Makfire Ademi thotë për Front Online se trendit të ri në Kosovë ku shtetasit e huaj po përkujdesen për fëmijët kosovar po i paraprijnë familjet e shtresës së lartë.

Ajo thotë se ndikimi i shtetaseve të huaj në socializimin e fëmijëve është diskutabile.

“ Kryesisht këtij trendi po i paraprijnë familjet e shtresës së lartë, në shtëpitë e të cilëve kujdestaret e fëmijëve po qëndrojnë 247. Se si ndikojnë shtetaset e huaja në mirëqenien dhe socializimin e fëmijëve është diskutabile”, vlerësoi ajo.

Kjo është arsyeja që sipas sociologes prindërve kosovar po ju duket e arsyeshme që fëmija i tyre të edukohet nga një shtetase e huaj.

“Disa prindër po e shohin të arsyeshme ku sipas tyre këto kujdestare janë më të mirat për kujdesin e fëmijëve të tyre, kanë një plan ushqimor ditor më të shëndetshëm, larg fast-food e po ashtu larg ushqimeve tradicionale të vendit tonë”. 

Ademi thotë se fëmijët tashmë më shumë po komunikojnë gjuhën angleze se sa në shqip.

“Një indikator i rëndësishëm në procesin e socializimit të fëmijëve padyshim është mësimi i gjuhës amë, por duke ditur që këta fëmijë nën kujdesin e dadove  të tyre një periudhë të gjatë, ata po mësojnë dhe po komunikojnë në gjuhën angleze dhe jo në gjuhën shqipe”, përfundoi Ademi./FrontOnline/