Sot diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës

Sot duke filluar nga ora 10:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës. Në ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës. Personalitetet e larta […]

Sot diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës
sot-diplomon-gjenerata-e-60-te-e-policise-se-kosoves

sot-diplomon-gjenerata-e-60-te-e-policise-se-kosoves

Sot duke filluar nga ora 10:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do t’u drejtohen të pranishmëve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit.

Policia e Kosovës që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend. PK ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa sivjet do të shënojë 25-vjetorin e themelimit të saj.