“Surpriza Event” po bën namin në Gostivar | FOTO&VIDEO

Kohëve të fundit, në qytetet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe viset e tjera etnike është përhapur një shërbim i ri që u ofrohet kryesisht mërgimtarëve por edhe The post “Surpriza Event” po bën namin në Gostivar | FOTO&VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

“Surpriza Event” po bën namin në Gostivar | FOTO&VIDEO

Kohëve të fundit, në qytetet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe viset e tjera etnike është përhapur një shërbim i ri që u ofrohet kryesisht mërgimtarëve por edhe vendalive, përgatitja dhe realizimi deri në vendngjarje i surprizave për familjarët dhe të dashurit e tyre.

Në Gostivar funksionon Surpriza Event – Gostivar, një servis i mirëpërgatitur, profesional dhe me staf adekuat.

Oferta e zakonshme është një kornizë me lule natyrale, tullumbace, torte, fotografi në kornizë dhe një poezi me dedikim. Por paketa mund të ndryshohet sipas dëshirës së klientëve.

Dhurata i dërgohet personit në vendin e kërkuar, në banesë apo kudo tjetër. Momentet e surprizimit incizohen dhe fotografohen. Stafi i Surpriza Event pastaj përgatit video spotin dhe albumin e fotografive dhe ua dorëzon klientëve.

Është një ekip i tërë që kujdeset për çdo finesë nga idea deri te realizimi. Është lexuesja e poezisë me profesion aktore, shoqëruesja e saj, dy kameramanë dhe një fotograf, ndërkohë që për poezinë kujdeset ta shkruaj një poet i angazhuar nga Surpriza Event.

Nga Surpriza Event thonë që kanë filluar me punë nga gushti i vitit 2023 dhe idea ka hasur në jehonë të madhe. Publikimet zhvillohen në rrjetet sociale me theks të veçant në Instagram.

Stafi i Surpriza Event kujdeset të përgatis edhe storje nga event dhe t’i hedh në Youtube. Një nga storjet e përgatitura është edhe linku më sipër.

Është një eksperiencë e jashtëzakonshme thonë nga Surpriza Event. I gjithë procesi i punës zhvillohet në atmosferë tejet pozitive, sepse bëhet fjalë për dhurata, emocione pafund dhe momente harreje e gëzimi.

Surprizat janë nga më të ndryshmet por më të shpeshta janë ditëlindjet, përvjetoret e ndryshme dhe raste që lidhjen me pensionimin, diplomimin, propozime dashurie, dajle në shtëpi të re, e tjerë.

Ditëve të fundit, thonë nga Surpriza Event, kemi pasur surpriza të veçanta, duke përmendur disa nga ata.

Djali me punë në Gjermani, surprizon prindit në vendlindje me paketën e zakonshme dhe dy bileta avioni për ta vizituar në Gjermani, është njëra nga surprizat.

Në rastin tjetër, djali me punë në Gjermani surprizon babain duke i dërguar 1.000 euro dhe një smart telefon Iphone.

E veçanta e kësaj vere ishte pritja me lule në pikën pagesore të rrugës në Gostivar, nga i dashuri. Ajo kthehej për pushime në vendlindje nga Zvicra.

Storje dashurie ishte edhe propozimi për fejesë në parkun e qytetit në Gostivar.

Në pamundësi për të ardhur nga Amerika, vëllau befasoi motrën në ditën e martesës.

Ndërkohë në Debresh, nipi surprizoi gjyshin me rastin e daljes në pension. Zotria kishte punuar në Itali.

Është dëshira e klientëve nëse ata duan ta publikojnë storjen ose jo. Në shumë raste, klientët janë dakord që video materialet të shpërndahen në rrjetet sociale të Surpriza Event. Surpriza Event e kontaktoni në numrin e telefonit 070 70 90 80 në Whatsapp apo Viber, ose në Insragram dhe Facebook. Flaka

The post “Surpriza Event” po bën namin në Gostivar | FOTO&VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .