Tajani: Të mos u shuhet ëndrra të rinjve për BE

Italia mbetet përkrahëse e fuqishme e integrimit të RMV-së për në Bashkimin Evropian, siguroi ministri i jashtëm i këtij vendi, Antonio Tajani, në takim me homologun e tij në vendin The post Tajani: Të mos u shuhet ëndrra të rinjve për BE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Tajani: Të mos u shuhet ëndrra të rinjve për BE

Italia mbetet përkrahëse e fuqishme e integrimit të RMV-së për në Bashkimin Evropian, siguroi ministri i jashtëm i këtij vendi, Antonio Tajani, në takim me homologun e tij në vendin tonë, Timço Mucunski.

Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE dhe nuk duhet që rinisë së këtij rajoni t’i shuhet ëndrra për t’iu bashkuar familjes evropiane.

Nëse Brukseli nuk vepron, aktivizohen vendet e treta, thotë diplomati italian.

“Mua fjala ‘zgjerim’ nuk më pëlqen shumë, sepse janë vende të Evropës. Më mirë të themi, lidhje. Këto janë vende evropiane, nuk janë azatike. Shohin drejt BE-së, por megjithatë nuk duhet ta bëjmë gabimin me shuarjen e ëndrrës së të rinjëve të këtij rajoni. Italia ka pasur gjithmonë raport të fuqishëm me vendet e Ballkanit. Duam ta shpejtojmë tempon e aderimit dhe ne punojmë në institucionet në Bruksel”. – tha Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Mucunski: Nëse ka vullnet, nuk mbetet gjë pa u zgjidhur

Maqedonia e Veriut do të jetë afirmative në drejtim të aspiratave për në BE dhe do të punojë në reforma, siguron Mucunski.

Sipas tij, nëse ka vullnet politik, ka zgjidhje për çfarëdo lloj problemi. RMV-ja mbetet e përkushtuar edhe në fqinjësinë e mirë.

“Nuk mendoj se për modelin e vlefshmërisë së ndryshimieve kushtetuese me afat të prolonguar nevojiten ndryshime në kornizën negociuese, e as në konkluzat. Kjo është çështje do të thoja e interpretimit juridik, por unë jam përfaqësues i mendimit se kjo mund të bëhet pa asnjë ndryshim. Por, ajo që dua ta them, të cilën e bisedova edhe me kolegun Tajani dhe me kolegë të tjerë, është se ne kemi për qëllim që fillimisht të kemi rrugë të qartë në rrugën e BE-së dhe e dyta, ta mbrojmë politikën e zgjerimit në bazë të vlerave dhe principeve”. – u shpreh Ministri i Jashtëm i vendit tonë, Timço Mucunski.

Dy kryediplomatët folën edhe për marrëdhëniet dypalëshe, ku u potencua klima pozitive për investime italiane. Tajani vizitoi Shkupin në kuadër të turit diplomatik të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor. (TVM2)

The post Tajani: Të mos u shuhet ëndrra të rinjve për BE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .