Tallet keq Nol Nushi – prezanton dy prezantuesit e ri të lajmeve në RTK

Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Nol Nushi, është tallur me televizionin publik pas publikimit të një lajmi të një mediumi kontrovers boshnjak – tekst pa autor, pa fakte në formë thashethemi të pastër – ku sulmoi rëndë Nacionalen dhe Periskopin si gjoja “media të Serbisë”. Ky lajm nga i cili u distancuan edhe redaktorë e […]

Tallet keq Nol Nushi – prezanton dy prezantuesit e ri të lajmeve në RTK

Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Nol Nushi, është tallur me televizionin publik pas publikimit të një lajmi të një mediumi kontrovers boshnjak – tekst pa autor, pa fakte në formë thashethemi të pastër – ku sulmoi rëndë Nacionalen dhe Periskopin si gjoja “media të Serbisë”.

Ky lajm nga i cili u distancuan edhe redaktorë e gazetarë në RTK, u dha si publikim me direktiva politike të partisë në pushtet.

“Rilind Gervalla nise reformat ne RTK. Prezanton dy prezantuesit e rinj te lajmeve ne RTK. Urime dhe suksese”, ka shkruar Nushi në Facebook.