Taravari: Kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish-drejtorit të Spitalit të Tetovës

Kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish-drejtorit të Spitalit të Tetovës. Kështu ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Mirëpo i pyetur nga Portalb.mk se për cilin drejtor bëhet fjalë, The post Taravari: Kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish-drejtorit të Spitalit të Tetovës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Taravari: Kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish-drejtorit të Spitalit të Tetovës

Kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish-drejtorit të Spitalit të Tetovës. Kështu ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Mirëpo i pyetur nga Portalb.mk se për cilin drejtor bëhet fjalë, Taravari nuk u përgjigj.

“Në Tetovë kemi indicie nuk e di si do të del në fund, s’dua të paragjykoj, kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, por na lejoni hapësirë që të dalim me dëshmi nëse kjo është e vërtetë, nëse kjo është e vërtetë, në qoftë se nuk është e vërtetë atëherë mbeten vetëm indicie”, tha Taravari.

Ndërkaq i pyetur për atë se kur pritet të nisni inspektimet për këtë rast, ministri tha se ka vetëm një revizor.

“Ne kemi një revizor në Ministrinë e Shëndetësisë, kemi mbi 150 institucione shëndetësore, jemi duke revizuar shumicën e institucioneve shëndetësore, besoj se me kohë do të dalim aty ku ka keqpërdorime t’i paraqesim para opinionit publik, aty ku nuk ka nuk do të ketë asnjë far procedure”, tha Taravari.

The post Taravari: Kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish-drejtorit të Spitalit të Tetovës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .