Të bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor

Avokati Ardian Bajraktari thotë se për shuarjen e spekulimeve që a është Faton Hajrizi ai i vrari në Serbi, është e nevojshme ekzaminimi mjeko-ligjor. “Për shuarjen e këtyre spekulimeve, të shumta, do të ishte i nevojshëm edhe i domosdoshëm një ekspertizë dhe ekzaminim mjeko- ligjor, edhe nga ana e autoriteteve tona, përkatësisht Institutit të Mjekësisë […]

Të bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor
te-behet-ekzaminimi-mjeko-ligjor

te-behet-ekzaminimi-mjeko-ligjor


Avokati Ardian Bajraktari thotë se për shuarjen e spekulimeve që a është Faton Hajrizi ai i vrari në Serbi, është e nevojshme ekzaminimi mjeko-ligjor.

“Për shuarjen e këtyre spekulimeve, të shumta, do të ishte i nevojshëm edhe i domosdoshëm një ekspertizë dhe ekzaminim mjeko- ligjor, edhe nga ana e autoriteteve tona, përkatësisht Institutit të Mjekësisë Ligjore”, deklaroi ai.

Ai tha për Front Online se pavarësisht mundësive të kufizuara me shtetin serb, Kosova është e obliguar të veprojnë për qytetarin e vetë.

“Kapaciteti dhe mundësia e institucioneve tona përkundrejt shtetit serb është tejet e kufizuar, ajo ju ka dërguar një shkresë përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd. Institucionet tona obligohen të bëjnë më shumë për qytetarët tanë, pavarësisht kush janë ata dhe të kaluarës së tyre, intensifikimi i përpjekjeve përmes faktorit ndërkombëtar në Kosovë, është thuajse alternativa e vetme”, theksoi ai.

Avokati Bajrakatari ka vlerësuar se shteti i Kosovës ka dështuar sa i përket rastit të Faton Hajrizit.

“Për sa i përket këtij rasti, shteti ka dështuar në aspekt të trajtimit të tij ngase një person edhe përkundër faktit që me vite ka qëndruar në burg, nuk ka arritur të risocializohet. Aspekti kryesor i qëllimit të dënimit, risocializimi ka dështuar të arrihet, nuk janë analizuar mjaftueshëm rrethanat faktorët për vlerësim të rrezikut dhe planifikimi i ekzekutimit të dënimit, ngase i njëjti edhe përkundër që ishte arratisur 7 apo 8 herë, ai ishte vendosur në qendër korrektuese të tipit të hapur. Vargut të dështimit për sa i përket këtij rasti i bashkohet edhe pamundësia e lokalizimit dhe arrestimit te të njëjtit pas arratisjes nga burgu”, u shpreh Bajraktari.