Toshkovski takoi homologun e tij nga Kosova, Xhelal Sveçlën, biseduan për avancimin e bashkëpunimit

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme i kryesuar nga ministri Pançe Toshkovski sot ka zhvilluar takim bilateral me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, të kryesuar nga ministri Xhelal Sveçla. Në takim u fokusua në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe thellimin e lidhjeve miqësore ndërmjet MPB-së së Maqedonisë dhe MPB-së […]

Toshkovski takoi homologun e tij nga Kosova, Xhelal Sveçlën, biseduan për avancimin e bashkëpunimit
Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla. Foto: MPB

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme i kryesuar nga ministri Pançe Toshkovski sot ka zhvilluar takim bilateral me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, të kryesuar nga ministri Xhelal Sveçla. Në takim u fokusua në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe thellimin e lidhjeve miqësore ndërmjet MPB-së së Maqedonisë dhe MPB-së së Kosovës, transmeton Portalb.mk.

“Në takimin e sotëm dypalësh me homologun tonë knga Kosova, bashkërisht konfirmuam bashkëpunimin e jashtëzakonshëm policor që kemi, me shpresën se do ta përmirësojmë edhe më tej, për të pasur një rajon më të sigurt, një luftë reale kundër krimit të organizuar dhe për të pasur një efikasitet më të madh dhe transferim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave ekonomike nëpër vendkalimet kufitare. Të dy konstatuam se sistemi “One stop” për transferim më të shpejtë të qytetarëve është vendimtar dhe duhet të vihet në funksion sa më shpejt në të ardhmen. Jemi të detyruar si politikanë të përgjegjshëm të bëjmë gjithçka që është e mundur për të thjeshtuar sa më shumë kalimin e pikave kufitare mes dy vendeve, por në të njëjtën kohë të respektojmë procedurat për kontrollet e sigurisë që duhet të kryhen”, tha ministri Toshkovski, duke shtuar se në takim është diskutuar rreth përkushtimit për luftimin e krimit transnacional dhe të organizuar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Sveçla tha se bashkëpunimi mes dy ministrive është i shkëlqyer, me përkushtim për zero tolerancë ndaj krimit.

“Ramë dakord se ka ende potencial dhe hapësirë ​​për bashkëpunim më të madh, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore, për të mirën e qytetarëve të të dy vendeve. Synimi ynë është që qytetarët t’i kalojnë më lehtë kufijtë tanë dhe në të njëjtën kohë të kemi një luftë edhe më të suksesshme kundër krimit të organizuar”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Sveçla.

Kujtojmë se në shtator 2023 u nënshkrua marrëveshje që mundësonte Kosova dhe Maqedonia e Veriut të kenë pikë të përbashkët kufitare.

“Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar. Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi atëkohë Sveçla.