Trump: Harris dhe Walz mund ta bëjnë Amerikën komuniste

Vetëm një ditë pas njoftimit se Tim Walz, guvernator i Minesotës, është zgjedhja e Kamala Harris si kandidat për zëvendëspresident, Donald Trump nuk hezitoi të hidhej në sulm. Në një intervistë në Fox and Friends të mërkurën, ish-presidenti amerikan e quajti Tim ëalz një “komunist”, duke thënë gjithashtu se ai “nuk ndjek rrugën e vendit [...]Read More...

Trump: Harris dhe Walz mund ta bëjnë Amerikën komuniste

Vetëm një ditë pas njoftimit se Tim Walz, guvernator i Minesotës, është zgjedhja e Kamala Harris si kandidat për zëvendëspresident, Donald Trump nuk hezitoi të hidhej në sulm.

Në një intervistë në Fox and Friends të mërkurën, ish-presidenti amerikan e quajti Tim ëalz një “komunist”, duke thënë gjithashtu se ai “nuk ndjek rrugën e vendit në asgjë”.

“E dini, askush nuk e dinte se sa radikalisht i majtë ishte (Kamala Harris). Por, është një zgjedhje më e zgjuar nga ajo (Tim ëalz), nëse doni të dini të vërtetën. Ai ndoshta është pothuajse i njëjtë me Bernie Sanders. Ai është ndoshta më shumë se Bernie Sanders, ajo është më shumë se Bernie Sanders…”, tha Trump.

“Nuk ka pasur kurrë më parë një fletë votimi si kjo. Kjo është një fletë votimi që i duhet këtij vendi për t’u bërë komunist tani, nëse jo më shpejt.”, shtoi ish presidenti./abcnews.al