Ushtria zvicerane ndihmon me helikopterë zonat e përmbytura

Ushtria zvicerane po mbështet kantonet Ticino dhe Valis, të goditura më rëndë nga moti i ligë. Përballja me stuhitë e forta që u regjistruan të shtunën dhe të dielën në mbrëmje në kantonet e përmendura ka kërkuar edhe ndërhyrjen e ushtrisë. Ushtria ka futur helikopterë Super Puma në përdorim në zonat me stuhi, njofton departamenti […] The post Ushtria zvicerane ndihmon me helikopterë zonat e përmbytura appeared first on Albinfo.

Ushtria zvicerane ndihmon me helikopterë zonat e përmbytura

Ushtria zvicerane po mbështet kantonet Ticino dhe Valis, të goditura më rëndë nga moti i ligë. Përballja me stuhitë e forta që u regjistruan të shtunën dhe të dielën në mbrëmje në kantonet e përmendura ka kërkuar edhe ndërhyrjen e ushtrisë.

Ushtria ka futur helikopterë Super Puma në përdorim në zonat me stuhi, njofton departamenti i mbrojtjes në shërbimin e mesazheve të shkurtra X. Ajo nuk ka dhënë ndonjë informacion për numrin e helikopterëve të futur në përdorim në këtë rast. Me kërkesë të kantoneve, vihen në dispozicion burimet shtesë, thuhet tutjenë mesazhin e shkurtër.

Lugina  e lumit Maggia në Ticino dhe gjithashtu pjesë të kantonit të Valisit janë prekur nga stuhia dhe përmbytjet e mëdha. Për pasojë disa njerëz kanë gjetur vdekjen.

The post Ushtria zvicerane ndihmon me helikopterë zonat e përmbytura appeared first on Albinfo.