Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e sotme, pritet punësimi i 600 specializantëve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka vendosur që në dy vitet e ardhshme të punësojë 600 specializantë privatë që do të punësohen në institucionet publike shtetërore, ashtu që në vitin e parë do të punësohen gjysma, ndërsa gjysma tjetër në vitin e ardhshme, transmeton Portalb.mk. Ministria për Shëndetësi do të përcaktojë […]

Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e sotme, pritet punësimi i 600 specializantëve
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka vendosur që në dy vitet e ardhshme të punësojë 600 specializantë privatë që do të punësohen në institucionet publike shtetërore, ashtu që në vitin e parë do të punësohen gjysma, ndërsa gjysma tjetër në vitin e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Ministria për Shëndetësi do të përcaktojë kriteret për punësimet e tilla, me synim që të ketë kuadër të ri në sektorin e shëndetësisë.

Ministria e Financave u angazhua nga Qeveria që të përgatit një Ligj që do të rregullojë bashkëpunimin financiar me Hungarinë, ku planifikohet marrja e kredisë në vlerë prej 500 milionë euro.

Ministria për Transport ka njoftuar Qeverinë që ka arritur të bind kompaninë kinezë Sinohidro që të largojë padinë në Gjykatën Ndërkombëtarë të Arbitrazhit në Paris në lidhje me rrjedhjen e punimeve në autostradën Kërçovë – Ohër. Qeveria vlerësoi që me këtë veprim, Ministria ka arritur të shpëtojë 50 milionë euro.

Qeveria njoftoi që Ministria për Financa ka arritur të marrë licencën e “Arena Gaming” – Strumicë në lidhje me organizimin e lojërave të fatit.