YouTube nuk do të merret më me pretendimet e rreme për zgjedhjet në SHBA
Platforma YouTube nuk do t’i largojë më nga faqja e saj, materialet me pretendime të rreme për mashtrime lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, transmeton REL. Ky vendim, i marrë pak para nisjes së fushatës për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, përbën ndryshim të politikës së zbatuar që disa […]
![YouTube nuk do të merret më me pretendimet e rreme për zgjedhjet në SHBA](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/06/nordwood-themes-8lfe0lywyak-unsplash-696x464-1.webp?fit=696%2C464&ssl=1)
Platforma YouTube nuk do t’i largojë më nga faqja e saj, materialet me pretendime të rreme për mashtrime lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, transmeton REL.
Ky vendim, i marrë pak para nisjes së fushatës për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, përbën ndryshim të politikës së zbatuar që disa muaj.
Kompania ka thënë se deri më tani i ka larguar nga rrjeti mijëra video, që e kanë vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të fundit, mirëpo tani është koha për “rivlerësim” të situatës.
Vendimi ka nisur të zbatohet prej 2 qershorit.
YouTube dhe disa rrjete tjera sociale, janë përballur me presion në rritje, prej zgjedhjeve të vitit 2018, pasi atyre u është kërkuar që ta luftojnë dezinformatën me bazë politike.
Mirëpo YouTube ka thënë se politika e re do të zbatohet për shkak ndryshimit të situatës.
Nuk ka shumë kohë që YouTube ia ka hequr disa kufizime edhe kanalit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili i ka 2.7 milionë ndjekës në këtë platformë.
Prej atëherë, ish-presidenti i ka postuar rreth 20 klipe të shkurtra në mbështetje të fushatës së tij.