Zelensky: Ushtria ukrainase po shton forcat në Pokrovsk, rreziku nga sulmet ruse mbetet i lartë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Kievi po forcon forcat ushtarake në rajon. Zelensky ka deklaruar se Moska po përpiqet që të krijojë frontin e saj në Pokrovsk duke shtuar se ushtria ruse po përparon. Në fjalimin e tij, Zelensky më tej u kërkoi gjithashtu partnerëve të Kievit që të mbështesin vendin dhe të mos vonojnë [...]Read More...

Zelensky: Ushtria ukrainase po shton forcat në Pokrovsk, rreziku nga sulmet ruse mbetet i lartë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Kievi po forcon forcat ushtarake në rajon. Zelensky ka deklaruar se Moska po përpiqet që të krijojë frontin e saj në Pokrovsk duke shtuar se ushtria ruse po përparon.

Në fjalimin e tij, Zelensky më tej u kërkoi gjithashtu partnerëve të Kievit që të mbështesin vendin dhe të mos vonojnë por të furnizojnë ushtrinë ukrainase me municion.

Presidenti ukrainas shtoi gjithashtu se sulmi i nisur nga vendi i tij në rajonin Kursk të Rusisë më 6 gusht po vazhdon dhe tha se ukrainasit kontrollojnë “disa zona”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

/abcnews.al/