OKB: 95 përqind e të burgosurve ukrainas në Rusi janë torturuar

Shumica e të burgosurve ukrainas të luftës, 95%, torturohen në Rusi. Kështu deklaroi kryetarja e Misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Kiev, Danielle Bell, në një intervistë për kanalin holandez NOS. “I kanë rrahur me shufra metalike, i torturojnë me goditje elektrike. (…) Më e keqja që kam parë në karrierën time [...]Read More...

OKB: 95 përqind e të burgosurve ukrainas në Rusi janë torturuar

Shumica e të burgosurve ukrainas të luftës, 95%, torturohen në Rusi. Kështu deklaroi kryetarja e Misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Kiev, Danielle Bell, në një intervistë për kanalin holandez NOS.

“I kanë rrahur me shufra metalike, i torturojnë me goditje elektrike. (…) Më e keqja që kam parë në karrierën time 20-vjeçare duke vizituar të burgosurit në emër të OKB-së. Tortura është e përhapur dhe sistematike”, tha Bell, duke sqaruar se tortura fillon që në marrjen në pyetje.

Që nga fillimi i qershorit, Presidenti Vladimir Putin deklaroi se kishte rreth 6,500 mijë të burgosur ukrainas në Rusi dhe rreth 1,400 rusë në robëri në Ukrainë. Por pala ukrainase pretendoi se në fillim të marsit kishte dy mijë rusë në robërinë ukrainase.

Rusia i ka mohuar të gjitha akuzat për mizori ndaj të burgosurve të luftës.

Konventat e Gjenevës i detyrojnë palët ndërluftuese të sigurojnë ndalimin normal të të burgosurve, të ndalojnë keqtrajtimet dhe detyrojnë organizatat ndërkombëtare humanitare të ofrojnë kontakte me të afërmit dhe mundësinë për t’u ankuar organizatave ndërkombëtare humanitare./abcnews.al