Zgjedhjet në Kosovë: Aprovohen 940 kërkesa për regjistrimin e votuesve nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 1 shtatori ka pranuar 1,162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se 940 prej tyre janë aprovuar dhe 222 të tjera janë refuzuar, transmeton albinfo.ch. “Deri më 1 shtator, përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org, KQZ ka pranuar 1,162 […] The post Zgjedhjet në Kosovë: Aprovohen 940 kërkesa për regjistrimin e votuesve nga diaspora appeared first on Albinfo.

Zgjedhjet në Kosovë: Aprovohen 940 kërkesa për regjistrimin e votuesve nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 1 shtatori ka pranuar 1,162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se 940 prej tyre janë aprovuar dhe 222 të tjera janë refuzuar, transmeton albinfo.ch.

“Deri më 1 shtator, përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org, KQZ ka pranuar 1,162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, prej të cilave 940 janë aprovuar dhe 222 të tjera janë refuzuar për shkak të moskompletimit të dokumenteve, pasi në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka thënë ai për KlanKosova.

Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve nga diaspora ka filluar më 29 gusht dhe përfundon më 26 dhjetor.

The post Zgjedhjet në Kosovë: Aprovohen 940 kërkesa për regjistrimin e votuesve nga diaspora appeared first on Albinfo.