Zhegrova “shkëlqen” me Lille në Play-Off

Lille ka prekur finalen e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve. Skuadra e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka arritur ta eliminojë Fenerbachen e Jose Mourinhos, duke mos i lënë ta fitojnë ndeshjen para dhjetëra mijëra tifozëve turq, në Stamboll. Vendasit e fituan ndeshjen e rregullt 1-0, pas autogolit të Bafode Diakite në minutën […] The post Zhegrova “shkëlqen” me Lille në Play-Off appeared first on Albinfo.

Zhegrova “shkëlqen” me Lille në Play-Off

Lille ka prekur finalen e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka arritur ta eliminojë Fenerbachen e Jose Mourinhos, duke mos i lënë ta fitojnë ndeshjen para dhjetëra mijëra tifozëve turq, në Stamboll.

Vendasit e fituan ndeshjen e rregullt 1-0, pas autogolit të Bafode Diakite në minutën e 91. Madje u gjenden edhe në avantazh numerik në fushë, kur mbrojtësi i Lille, Aissa Mandi, u ndëshkua me karton të kuq gjatë vazhdimeve.

Megjithatë një penallti pak minuta para fundit të ndeshjes, e konkretizuar në gol nga sulmuesi kanadez, Jonathan David, ia siguroi skuadrës franceze kalimin në fazën finale të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve.

Në duelin e parë, Lille fitoi 2-1, pikërisht me golin e Edon Zhegrovës në minutën e 92, i cili rezultoi deçiziv në këtë sukses.

Për të qenë pjesë e fazës së grupeve në kompeticionin kryesor të futbollit evropian, francezët duhet ta kalojnë Slavia Pragën.

 

The post Zhegrova “shkëlqen” me Lille në Play-Off appeared first on Albinfo.