15 Vjet Biblioteka “Pestalozzi”, Diaspora e Zvicrës bashkë në një mbrëmje kulturore

Komuniteti shqiptar, u bashkua për të festuar 15-vjetorin e Bibliotekës “Pestalozzi”, nën drejtimin e Suela Jorgaqi. Me fokus në promovimin e kulturës në të gjitha dimensionet, duke përfshirë letërsinë, pikturën, kulinarinë dhe filmin zgjon krenarinë e bijave dhe bijëve shqiptarë. Reportazhi i Bujar Alimanit, “Flutrat”, u prezantua përpara një audience jo vetëm të interesuar për […] The post 15 Vjet Biblioteka “Pestalozzi”, Diaspora e Zvicrës bashkë në një mbrëmje kulturore appeared first on Albinfo.

15 Vjet Biblioteka “Pestalozzi”, Diaspora e Zvicrës bashkë në një mbrëmje kulturore

Komuniteti shqiptar, u bashkua për të festuar 15-vjetorin e Bibliotekës “Pestalozzi”, nën drejtimin e Suela Jorgaqi.

Me fokus në promovimin e kulturës në të gjitha dimensionet, duke përfshirë letërsinë, pikturën, kulinarinë dhe filmin zgjon krenarinë e bijave dhe bijëve shqiptarë.

Reportazhi i Bujar Alimanit, “Flutrat”, u prezantua përpara një audience jo vetëm të interesuar për artin dhe kulturën shqiptare por që e pritën dhe e përjetuan me emocion.

Suela Jorgaqi shprehu besimin se angazhimi i grave në shoqërinë civile është thelbësor për përparimin dhe integrimin e mëtejshëm, të diasporës shqiptare.

Aina Hoti, Përfaqësuese e Rrjetit Global të Gruas Shqiptare për Zvicrën, dhe njëkohësisht Koordinatore e Sipërmarrjes Grua, në Zvicër pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e këtij eventi dhe uron e përgëzon Suelën për këtë event plot vlerë të shtuar në identitetin e shqiptarëve në Zvicër.

The post 15 Vjet Biblioteka “Pestalozzi”, Diaspora e Zvicrës bashkë në një mbrëmje kulturore appeared first on Albinfo.