27 vjet nga vdekja e Nënë Terezës

Sot mbushen 27 vjet nga vdekja e Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, e njohur si Nënë Tereza. Ajo lindi në Shkup më 26 gusht 1910, ndërsa ndërroi jetë në Kalkutë më 5 shtator 1997. E e njohur zakonisht si Nënë Tereza e Kalkutës jetoi në vendlindje e saj, Shkup, asokohe qendra e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë […]

27 vjet nga vdekja e Nënë Terezës
Nënë Tereza, foto nga Shtëpia Përkujtimore 'Nënë Tereza''

Sot mbushen 27 vjet nga vdekja e Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, e njohur si Nënë Tereza. Ajo lindi në Shkup më 26 gusht 1910, ndërsa ndërroi jetë në Kalkutë më 5 shtator 1997. E e njohur zakonisht si Nënë Tereza e Kalkutës jetoi në vendlindje e saj, Shkup, asokohe qendra e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj, transmeton Portalb.mk.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.

Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo u vlerësua dhe u kritikua për akuza të ndryshme, të tilla si për pikëpamjet e saj për abortin dhe kontracepsionin. Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes Biografia e saj e autorizuar u shkrua nga Navin Chawla dhe u botua në 1992, ajo ka qenë subjekt i filmave dhe librave të tjerë.

Kujtojmë se më 26 gusht, në Shkup u shënua 114 vjetori i lindjes së Nënë Terezës. Me këtë rast, në Shkup u zhvilluan një sërë ngjarjesh për të shënuar pikërisht këtë ditë.

Me këtë rast, rruga “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair të Shkupit është riemëruar në rruga “Nënë Tereza”. Rruga u përuruar nga zv/kryeministri Izet Mexhiti dhe nga kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“Rruga kryesore e Çairit, nga sot, do të mbajë emrin e bijës dhe nobelistes shqiptare nga Shkupi, Nënë Tereza. Në përvjetorin e 114-të të lindjes së humanistes Nënë Tereza, me krenari dhe respekt përuruam emrin e ri të rrugës kryesore të Çairit, e cila tani do të mbajë emrin e kësaj figure të madhe shqiptare. Më parë, kjo rrugë njihej si “Hristijan Todorovski Karposh”. Çdo ditë, mijëra qytetarë kalojnë në këtë rrugë, dhe tani, me një ndjenjë të veçantë mburrjeje, ata do të përkujtojnë dhe nderojnë Nënë Terezën, duke e kthyer këtë rrugë në një simbol të dashurisë dhe humanizmit që ajo përfaqëson”, tha Izet Mexhiti, zv/kryeministër.

Kryeministri Hristijan Mickoski, nga ana tjetër mori pjesë në manifestimin “Drita e Gonxhes” në shtëpinë përkujtimore dhe monumentin e Nënë Terezës në rrugën “Maqedonia”.

Mickoski tha se Nënë Tereza paraqet sinonim për gjithçka që është e mirë, fisnike, e sinqertë për atë se si nga zemra ndihmon sinqerisht ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

“Ajo shpesh emërohej si shenjtore e varfërisë dhe ia kushtoi gjithë jetën viktimave të pafajshme të dhunës, atyre që vdisnin në rrugë, atyre që vuanin nga lebra dhe SIDA. Ajo jetoi thjesht, si gjatë jetës, ashtu edhe pas vdekjes së saj – mbeti sinonim i mirësisë në botë. Për Nënë Terezën, ajo u bë fituese e njohjeve dhe çmimeve të shumta për angazhimin e saj jashtëzakonisht njerëzor në përkujdesin e më të varfërve e të varfërve, për të cilin fitoi edhe Çmimin Nobel për Paqe. Ajo ishte shkupjane e cila pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Indi, vendi i dytë më i populluar në botë dhe i shtati për nga madhësia gjeografike, kryeqyteti i të cilit është Nju Delhi. Si shtëpi e qytetërimit të lashtë të Luginës së Indisë dhe zone historike e rrugëve tregtare dhe perandorive të përhapura, nënkontinenti indian është identifikuar me pasuritë e tij tregtare dhe kulturore për pjesën më të madhe të historisë së tij të gjatë”, tha Mickoski.