AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik

Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur sot ku bëhet e ditur se kanë  diskutuar programin për Ekonominë dhe Sigurinë Sociale. Sipas njoftimit të AAK-së, ky grup miratoi disa qëndrime programore, ku njëra ndër to është rritja e pagës minimale në 450 euro. Tutje, bëhet e ditur se sipas programit të […]

AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik

Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur sot ku bëhet e ditur se kanë  diskutuar programin për Ekonominë dhe Sigurinë Sociale.

Sipas njoftimit të AAK-së, ky grup miratoi disa qëndrime programore, ku njëra ndër to është rritja e pagës minimale në 450 euro.

Tutje, bëhet e ditur se sipas programit të AAK-së, paga mesatare në sektorin publik do të jetë mbi 1 mijë euro, ndërsa vlera nën pagën minimale nuk do të tatimohet.

Më poshtë gjeni qëndrimet programore të AAK-së:

Paga minimale 450 euro; Paga mesatare në sektorin publik mbi 1000 euro; Vlera nën pagën minimale nuk tatimohet; Revitalizim i plotë i kapacitetve energjetike; Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore; Granti i katërt për Komuna, miratimi i Ligjit për Financat Lokale; Burimet njerëzore – Subvencionimi i pagave të sektorëve deficitar; Orari fleksibil në punë në sektorin publik; Domain i veçantë i Kosovës – Pavarësia digjitale; Zhvillimi i industrisë së Turizmit, duke përfshirë agroturizmin dhe turizmin shëndetësor; Kosova nyje logjistike në Ballkanin Perëndimor; Krijimi i klimës së sigurisë për investimet e huaja; Dyfishim i buxhetit brenda mandatit qeverisës.