Që shtatë muaj në lidhje, Dua Lipa poston për herë të parë të dashurin në Instagram

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar për herë të parë fotografi me të dashurin e ri, aktorin Callum Turner. Këngëtarja e hitit “Houdini” është në lidhje romantike me aktorin 34 vjeç, që nga muaji janar dhe që nga ajo kohë asnjëri nga ta nuk ka komentuar publikisht rreth lidhjes. Lipa konfirmoi thashethemet me […]

Që shtatë muaj në lidhje, Dua Lipa poston për herë të parë të dashurin në Instagram

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar për herë të parë fotografi me të dashurin e ri, aktorin Callum Turner.

Këngëtarja e hitit “Houdini” është në lidhje romantike me aktorin 34 vjeç, që nga muaji janar dhe që nga ajo kohë asnjëri nga ta nuk ka komentuar publikisht rreth lidhjes.

Lipa konfirmoi thashethemet me anë të një postimi në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social Instagram, ku shfaqi disa fotografi, në dy prej të cilave shihet bashkë me Turnerin, pasi performoi në festivalin e njohur Glastonbury.

“Të kërcesh deri sa ta shohësh lindjen e diellit është ritual i Glastos”, ka shkruar ajo në postim.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

TMZ pati raportuar për herë të parë se Lipa është parë duke vallëzuar me Turnerin më 11 janar në një festë.

Lipa, e cila përfundoi lidhjen romantike me Romain Gavrasin vitin e kaluar, pati pranuar se lidhjet për të janë bërë “konfuzitet”.

“Lidhjet, mendoj në përgjithësi, janë paksa konfuzitet sepse kur je person publik mendoj se lidhjet nuk janë të drejtpërdrejta”, pati thënë Lipa për revistën Rolling Stone.

Ndërkohë ajo ka thënë se këndimi në skenën kryesore të Glastonburyt është ëndërr e bërë realitet.

“Kur e kam shkruar kam qenë shumë specifike. Kam thënë se dua të këndoj në skenën kryesore të Glastonburyt në një te premte në mënyrë që të kem mundësi të festoi dy ditë me radhë në vendin më të mirë në Tokë”, ka thënë Lipa.