Abdixhiku për Edon Zhegrovën: Potenciali që ka janë aset kombëtar
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot ka postuar një fotografi me futbollistin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Ai ka thënë se Zhegrova është një djalë i jashtëzakonshëm, i sjellshëm, i dashur dhe përplot me kujdes. Abdixhiku ka shtruar që potenciali i Zhegrovës është aset kombëtar. “Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm. Përveç se talent […]
![Abdixhiku për Edon Zhegrovën: Potenciali që ka janë aset kombëtar](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/655509-abdixhiku-per-edon-zhegroven-potenciali-qe-ka-jane-aset-kombetar.jpg)
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot ka postuar një fotografi me futbollistin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
Ai ka thënë se Zhegrova është një djalë i jashtëzakonshëm, i sjellshëm, i dashur dhe përplot me kujdes.
Abdixhiku ka shtruar që potenciali i Zhegrovës është aset kombëtar.
“Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm. Përveç se talent e profesionist që po shijon e krijon majat e futbollit evropian, ai është dhe i sjellshëm, i dashur e përplot me kujdes. Prandaj takimet me të janë gjithnjë kënaqësi. Potenciali që ka, ndërsa, janë aset kombëtar!”.