Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë

Aivo Orav është emëruar nga Këshilli i Bashkimit Evropian si përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Këshilli ka njoftuar se Orav do ta marrë detyrën nga 1 shtatori i këtij viti me një mandat fillestar prej dy vitesh. Ai pason Tomas Szunyogin i cili ka mbajtur detyrën nga viti 2020. Orav është […] The post Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë appeared first on Albinfo.

Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë

Aivo Orav është emëruar nga Këshilli i Bashkimit Evropian si përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Këshilli ka njoftuar se Orav do ta marrë detyrën nga 1 shtatori i këtij viti me një mandat fillestar prej dy vitesh. Ai pason Tomas Szunyogin i cili ka mbajtur detyrën nga viti 2020.

Orav është diplomat estonez me përvojë të gjerë dhe aktualisht është përfaqësues i përhershëm i Estonisë në BE.

Ai ka përvojë edhe në Ballkanin Perëndimor, pasi ka qenë shef i delegacionit të bllokut evropian në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

“Orav do të luajë rol udhëheqës në promovimin e një Kosovë të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike që bashkëpunon me rajonin. Ai do ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në, dhe do ta monitorojë, ndihmojë dhe lehtësojë progresin në fushën politike, ekonomike dhe prioritetet evropiane”, ka thënë Këshilli i BE-së.

The post Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë appeared first on Albinfo.