Andonovski: Nëse duam sukses, institucionet duhet të komunikojnë përmes Platformës për Interoperabilitet

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot mbajti fjalën hyrëse në sesionin e tretë të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij, ministri Andonovski theksoi rëndësinë e transformimit digjital si prioritet kyç për Bashkimin Evropian, i cili dekadën e tretë të mijëvjeçarit të tretë e shpalli si […]

Andonovski: Nëse duam sukses, institucionet duhet të komunikojnë përmes Platformës për Interoperabilitet
Zëvendësministër MSHIA-së Stefan Andonovski, Foto: Printscreen nga video interevista

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot mbajti fjalën hyrëse në sesionin e tretë të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij, ministri Andonovski theksoi rëndësinë e transformimit digjital si prioritet kyç për Bashkimin Evropian, i cili dekadën e tretë të mijëvjeçarit të tretë e shpalli si dekadë të arritjes së nivelit të lartë të transformimit digjital. Ai nënvizoi se përmes transformimit digjital kemi mundësinë të përmirësojmë transparencën dhe efikasitetin e financave publike, duke krijuar një infrastrukturë kohezive digjitale që do të mundësojë menaxhim më efikas të burimeve publike dhe rritje të besimit të qytetarëve tek institucionet.

“Përpjekjet tona për transformim digjital synojnë të ardhmen – një e ardhme në të cilën investimet në infrastrukturën digjitale do të jenë shtytës i të gjitha sferave të shoqërisë, e cila, ndryshe nga autostradat dhe hekurudhat, nuk njeh kufij”, tha Andonovski.

Në kuadër të lidhjes dhe krijimit të një infrastrukture kohezive digjitale, Andonovski foli për përpjekjet që tashmë po bëhen për përmirësimin e funksionalitetit të Platformës së Interoperabilitetit, e cila mundëson shkëmbimin elektronik të të dhënave dhe dokumenteve ndërmjet institucioneve, por edhe ndërmjet institucionev, kompanive dhe qytetarëve në mënyrë të standardizuar, të sigurt dhe të unifikuar.

“Nuk mund të flasim për aplikimin e Inteligjencës Artificiale, mjete për përmirësimin e transparencës apo zbulimin e rasteve të mundshme të korrupsionit nëse mbi 90% e institucioneve mbajnë të dhëna në letër ose i shkëmbejnë ato në mënyrë tradicionale dhe nuk janë të lidhura në një mjedis të përbashkët digjital. Digjitalizimi i regjistrave do të mundësojë transferimin e shpejtë të të dhënave dhe aplikimin e mjeteve për përpunimin dhe analizimin automatik të tyre. Pas arritjes së këtij qëllimi, potenciali për aplikimin e teknologjive TIK në kontekstin e temave të sotme rritet disa herë”, theksoi Andonovski.

Ngjarja vazhdoi me një diskutim të aktorëve të ndryshëm, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve përkatëse, organizata të shoqërisë civile, ekspertë ndërkombëtarë dhe të tjerë. Të pranishmit diskutuan çështje që lidhen me transformimin digjital dhe rolin e tij në përmirësimin e financave publike dhe luftimin e korrupsionit.

Kujtojmë se institucionet në RMV, shumë pak komunikojnë mes vete nëpërmjet Platformës së Interoperabilitetit e cila parashikon këmbimin e të dhënave, nëpërmjet sistemeve elektronike me qëllim të ofrohen shërbime në mënyrë më efikase dhe të shpejtë. Të dhënat tregojnë se në nivel të përgjithshëm të gjitha institucionet e Platformës kanë rënie të kryerjes së transaksioneve, në vend që ky numër të jetë më i lartë.