Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes së kësaj të diele është arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për shkaktimin e aksidentit që ndodhi dje rreth orës 23:00, në trupore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Në njoftimin e IPK-së thuhet se zyrtari policor ishte me veturë civile […]

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes së kësaj të diele është arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për shkaktimin e aksidentit që ndodhi dje rreth orës 23:00, në trupore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se zyrtari policor ishte me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

“Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘rrezikim i trafikut publik’”, thuhet në njoftim.