E solli të miturën nga Zvicra në Kosovë, dyshohet se e dhunoi, arrestohet i dyshuari

Raportohet se Policia e Kosovës ka arrestuar në Viti një mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar të miturën 16-vjeçare, me të cilën thuhet se kishte qenë në lidhje, përcjell albinfo.ch. Referuar policisë, më 17 qershor 2024, në orën 23:00, i njëjti dyshohet se kishte marrë me vete të miturën nga Zvicra […] The post E solli të miturën nga Zvicra në Kosovë, dyshohet se e dhunoi, arrestohet i dyshuari appeared first on Albinfo.

E solli të miturën nga Zvicra në Kosovë, dyshohet se e dhunoi, arrestohet i dyshuari

Raportohet se Policia e Kosovës ka arrestuar në Viti një mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar të miturën 16-vjeçare, me të cilën thuhet se kishte qenë në lidhje, përcjell albinfo.ch.

Referuar policisë, më 17 qershor 2024, në orën 23:00, i njëjti dyshohet se kishte marrë me vete të miturën nga Zvicra në Kosovë.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte ardhur nga Zvicra në shoqëri me të dashurën e tij 16-vjeçare, shtetase turke.

“Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar si “dhunim” dhe viktima është strehuar përkohësisht në një strehimore”, njofton policia.

Ndërkohë, i dyshuari është dërguar në mbajtje për të vazhduar hetimet e mëtejshme.

 

The post E solli të miturën nga Zvicra në Kosovë, dyshohet se e dhunoi, arrestohet i dyshuari appeared first on Albinfo.