UP hap konkurs për mbi 5 mijë studentë të rinj

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/25. “Gjithsej 5285 studentë të rregullt do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit”, thuhet në njoftimin e UP-së. Në 14 fakultete, UP […]

UP hap konkurs për mbi 5 mijë studentë të rinj

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore Baçelor për vitin akademik 2024/25.

“Gjithsej 5285 studentë të rregullt do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Në 14 fakultete, UP ofron qindra programe studimore, ndërkaq aplikimet do të jenë të hapura deri më 16 korrik.

Universiteti i Prishtinës ka premtuar se do të ofrojë “një mjedis akademik të pasur dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal”.