Arrihet marrëveshja City – Chelsea, ky super lojtar transferohet në Londër

City – Chelsea, ka marrëveshje për Kovacicin Manchester City është i gatshëm ta mbyllë transferimin e Mateo Kovacicit. Lajmin e ka bërë të ditur “ESPN’, sipas të së cilës “Citizens” janë shumë afër ta vënë të zezën mbi të bardhë me Chelsean për ta bërë të vetin mesfushorin kroat. Marrëveshja, sipas zërave që vijnë nga […]

Arrihet marrëveshja City – Chelsea, ky super lojtar transferohet në Londër

City – Chelsea, ka marrëveshje për Kovacicin

Manchester City është i gatshëm ta mbyllë transferimin e Mateo Kovacicit.

Lajmin e ka bërë të ditur “ESPN’, sipas të së cilës “Citizens” janë shumë afër ta vënë të zezën mbi të bardhë me Chelsean për ta bërë të vetin mesfushorin kroat.

Marrëveshja, sipas zërave që vijnë nga Anglia, mund ta pasurojë kasën e “Blues” me afro 40 milionë euro.

Kanë mbetur edhe detajet e fundit dhe më pas ish-futbollisti i Real Madridit dhe i Interit mund të përfundojë nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Trajneri spanjoll e vlerëson tej mase përfaqësuesin kroat, i cili do t’i përshtatej mjaft mirë stilit të lojës që e aplikon ai me ekipin.