Beqa: PDK-ja qëndron shumë mirë, kemi kandidatin më të mirë të mundshëm për kryeministër

Hajdar Beqa thotë se PDK-ja qëndron shumë mirë në sondazhe të tyre, dhe se janë të përgatitur për zgjedhje andaj kanë kërkuar që ato të mbahen qysh në qershor apo korrik. Beqa tha për “Front Online” se PDK-ja ka kandidatin më të mirë të mundshëm për kryeministër, i cili do ta ndihmojë që ta nxjerrë […]

Beqa: PDK-ja qëndron shumë mirë, kemi kandidatin më të mirë të mundshëm për kryeministër


Hajdar Beqa thotë se PDK-ja qëndron shumë mirë në sondazhe të tyre, dhe se janë të përgatitur për zgjedhje andaj kanë kërkuar që ato të mbahen qysh në qershor apo korrik.

Beqa tha për “Front Online” se PDK-ja ka kandidatin më të mirë të mundshëm për kryeministër, i cili do ta ndihmojë që ta nxjerrë Kosovën prej situatave që e ka sjellë Qeveria aktuale.

“Po të mos ishte mire PDK-ja nuk do kishte kërkuar me pasur zgjedhje qysh në korrik. Do të thotë, ne jemi shumë mirë, jemi partia që kemi kandidatin për kryeministër, e që është kryetari më i mirë mundshëm, për me e zhvendos Kosovën nga situata të cilën e ka shti Kosovën si në raport të brendshëm ashtu edhe raport me aleatët ndërkombëtarë qeveria aktuale”, thotë ai.

Beqa thotë se interesi i qytetarëve duhet të merret me prioritet, para çdo gjëje tjetër, duke kosideruar se interesi i tyre është të shkohet në zgjedhje.

“Ne jemi të përgatitur për zgjedhje dhe jemi e vetmja parti që kemi zyrtarisht kandidatin për kryeministër. Interesi i qytetarëve është më i madh se çdo gjë tjetër, dhe interesi i qytetarëve është për të shkuar në zgjedhje”, tha Beqa për Front Online.