Broshurë për kancerin endometrial, mjekët: Ekzaminimi pas menopauzës i domosdoshëm

Në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës u promovua broshura e parë evropiane për kancerin endometrial në kuadër të muajit Qershor, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e endometrit të mitrës. The post Broshurë për kancerin endometrial, mjekët: Ekzaminimi pas menopauzës i domosdoshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Broshurë për kancerin endometrial, mjekët: Ekzaminimi pas menopauzës i domosdoshëm

Në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës u promovua broshura e parë evropiane për kancerin endometrial në kuadër të muajit Qershor, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e endometrit të mitrës.

Kjo formë e karcinomës që është një ndër më të përhapurat në Evropë, më së shumti detektohet te gratë në moshë të cilat janë në menopauzë, por ekzistojnë edhe përjashtime.

Perspektiva e pacientëve që karcinomën e zbulojnë në faza të hershme, stadin e parë dhe të dytë është pozitive, por kjo nuk është rast me gratë që këtë sëmundje e zbulojnë në stadet e më vonshme.

“Ajo që mund të na gëzojë dhe të them se ekzistojnë rezultate që premtojnë nga studime të shumta klinike që zbatohen në nivel internacional, që tregojnë se onkologjia molekulare e ndryshon planin për trajtimin e këtyre pacientëve. Deri më tani te këto pacientë trajtim i vetëm ishte nga barnat sistematike hemoterapia, në disa raste edhe terapia hormonale, por onkologjia molekulare veçmë po e ndryshon kahjen e trajtimit.” – tha onkologja, Violeta Klisarovska.

Mjekët: Detektimi i hershëm, shpëton jetën

Në Klinkën Universitare të Gjinekologjisë në nivel vjetor trajtohen nga 130 deri në 150 paciente. Për këtë lloj të karcinomit deri më tani nuk ka kontrolle preventive që në kohë do të detektonin sëmundjen, andaj duhet pasur kujdes simptomet.

“Ky karcinom më së shpeshti është i pranishëm te gratë më të moshuara që janë në menopauzë, me ç’rast paraqitja e çfarë do lloji të gjakëderdhjes, duhet të kontrollohet dhe të konstatohet se çka po ndodh. Pas menopauzës, të paktën një herë në vit, bëni një ekzaminim gjinekologjik. Obeziteti është një faktor rreziku. Indeksi i yndyrës trupore mbi 30, diabeti, hipertensioni gjithashtu rrisin rrezikun e këtij kanceri.” – deklaroi gjinekologu Igor Alluoloski.

Broshura përveç formës së shtypur është në dispozicion edhe në formë elektronike në faqen e internetit të Shoqatës për ndihmë dhe përkrahje të pacientëve me sëmundje gjinekologjike “Femina.mk”.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri i rasteve të reja të diagnostikuara me kancer endometrial në vitin 2021 ka shënuar 254 raste, krahasuar me vitin 2012, kur ka pasur 128 raste të reja të diagnostikuara.(TVM2)

The post Broshurë për kancerin endometrial, mjekët: Ekzaminimi pas menopauzës i domosdoshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .