DASH kërkon respektim të marrëveshjes së Prespës

Shtete e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me të dyja palët për të ruajtur përfitimet nga Marrveshja e Prespës. Kështu deklaroi shërbimi për shtyp i Departamentit Amerikan të Shtetit The post DASH kërkon respektim të marrëveshjes së Prespës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

DASH kërkon respektim të marrëveshjes së Prespës

Shtete e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me të dyja palët për të ruajtur përfitimet nga Marrveshja e Prespës. Kështu deklaroi shërbimi për shtyp i Departamentit Amerikan të Shtetit pas deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Micskoski, dhe postimeve të tij në rrjetet sociale nga Samiti i NATO-s, ku ai përdori vetëm emrin Maqedoni.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, një përfaqësues i Shërbimit për Mardhënie me Publik tha se “Marrveshja e Prespës ishte arritje historike në zhbllokimin e përfitimeve të sigurisë në Evropën Jugore dhe Lindore”.

DASH

“Shtetet e Bashkuara mbështesin këtë marrëveshje jetike, ritheksojnë rëndësinë e respektimit të saj dhe do të punojnë me të gjitha palët për të ruajtur përfitimet e saj”

Gjatë qëndrimit në Uashington Mickoski në deklaratat dhe postimet e tij publike në rrjetet sociale përdori vetëm emrin Maqedoni. Emrin zyrtar Mickoski nuk e përdori edhe në një debat në Shkollën e Marrdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington.

Nga ana tjetër kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një konference për mediat greke në Samitin e NATO-s në Uashington, tha se kryeministri Mickoski përdori emrin kushtetues të vendit në takimet zyrtare të të gjithë liderëve të NATO-s.

/SHENJA/

The post DASH kërkon respektim të marrëveshjes së Prespës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .