Deputetja e AAK-së: Liburn Aliu e paska ‘’rehatuar’’ gruan e tij në punë të shtetit – me çfarë fytyre doni me ia mësy zgjedhjeve

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë se ministri Liburn Aliu e ka punësuar gruan e tij si Eksperte për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike” në Agjencinë e Informimit dhe Privatësisë, raporton Gazeta Blic. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se VV po e dëshmon se luftimi kundër nepotizmit është veç fasadë. […]

Deputetja e AAK-së: Liburn Aliu e paska ‘’rehatuar’’ gruan e tij në punë të shtetit – me çfarë fytyre doni me ia mësy zgjedhjeve
deputetja-e-aak-se:-liburn-aliu-e-paska-‘’rehatuar’’-gruan-e-tij-ne-pune-te-shtetit-–-me-cfare-fytyre-doni-me-ia-mesy-zgjedhjeve

deputetja-e-aak-se:-liburn-aliu-e-paska-‘’rehatuar’’-gruan-e-tij-ne-pune-te-shtetit-–-me-cfare-fytyre-doni-me-ia-mesy-zgjedhjeve

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë se ministri Liburn Aliu e ka punësuar gruan e tij si Eksperte për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike” në Agjencinë e Informimit dhe Privatësisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se VV po e dëshmon se luftimi kundër nepotizmit është veç fasadë.

 

Ajo ka pyetur se me çfarë vetëbesimi duan t’ia mësyejnë zgjedhjeve të ardhshme.

Postimi i saj i plotë:

 

 

 

Liburn Aliu e paska ‘’rahatu’’ gruan e tij në punë të shtetit, si Eksperte për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike” në Agjencinë e Informimit dhe Privatësisë. Mirë boll, të paktën po na e dëshmoni çdo ditë se luftimi kundër nepotizmit ka qenë veç fasadë, ashtu si për shumëçka tjetër, vetëm e vetëm për të ardh në pushtet.

Allahile me çfarë fytyre doni me ja mësy pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, me çfarë vetëbesimi e me cilin guxim? Nejse duhet më pas fytyrë për me pas marre, e ju nuk e keni.