Deputetja e partisë së kryeministrit Sanchez: Pozicioni ynë për mosnjohjen e Kosovës mbetet
Në debatin që po zhvillohet ne Parlamentin e Spanjës rreth kërkesës së “Junts” që Qeveria e Spanjës ta njohë pavarësinë e Kosovës ka folur edhe deputetja socialiste nga partia e kryeministrit Sanchez, Obdulia Tbaoadela Alvarez. Deputetja Alvarez ka thënë se pozicioni i Qeverisë së Spanjës sa i përket pavarësisë së Kosovës është i njohur dhe […]
![Deputetja e partisë së kryeministrit Sanchez: Pozicioni ynë për mosnjohjen e Kosovës mbetet](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/656771-deputetja-e-partise-se-kryeministrit-sanchez-pozicioni-yne-per-mosnjohjen-e-kosoves-mbetet.png)
Në debatin që po zhvillohet ne Parlamentin e Spanjës rreth kërkesës së “Junts” që Qeveria e Spanjës ta njohë pavarësinë e Kosovës ka folur edhe deputetja socialiste nga partia e kryeministrit Sanchez, Obdulia Tbaoadela Alvarez.
Deputetja Alvarez ka thënë se pozicioni i Qeverisë së Spanjës sa i përket pavarësisë së Kosovës është i njohur dhe s’ka ndryshuar.
“Pozicioni është publik dhe i njohur. Spanja mbanë pozicionin e saj mosnjohjes për Kosovën”, ka thënë ajo në Parlamentin e Spanjës, raporton Gazeta Express.
Ajo ka thënë se ndonëse vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, Spanja angazhohet për një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.