VIDEO/ Kuajt e ushtrisë vrapojnë sërish nëpër rrugët e Londrës

Kuajt e ushtrisë kanë vërshuar aksidentalisht nëpër Londër, për herë të dytë që nga prilli. Tre kuaj nga Regjimenti i Kalorësisë u ikën kalorësve të tyre, ndërsa ishin duke ushtruar të hënën në mëngjes, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Pamjet kapën fillimisht një kalë duke u përplasur me një automjet përpara se të largohej në mes [...]Read More...

VIDEO/ Kuajt e ushtrisë vrapojnë sërish nëpër rrugët e Londrës

Kuajt e ushtrisë kanë vërshuar aksidentalisht nëpër Londër, për herë të dytë që nga prilli. Tre kuaj nga Regjimenti i Kalorësisë u ikën kalorësve të tyre, ndërsa ishin duke ushtruar të hënën në mëngjes, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Pamjet kapën fillimisht një kalë duke u përplasur me një automjet përpara se të largohej në mes të një rruge të ngarkuar në Londër.

Të gjithë kuajt u gjetën menjëherë dhe u kthyen në kazermat e Hyde Park nga Ushtria dhe Policia Metropolitane. Njëri prej kuajve pësoi lëndime të lehta, ndërsa të gjithë ushtarët shpëtuan të padëmtuar.

Kjo skenë përsëritet pas asaj të 24 prillit ku tre kuaj të mbuluar në gjak u vrapuan mes per mes rrugëve të Londrës.

/abcnews.al