“Me mall e mirënjohje…”, ja çka shkroi Kurti në librin e zisë për Kadarenë

Kurti: Lum ne që e patëm The post “Me mall e mirënjohje…”, ja çka shkroi Kurti në librin e zisë për Kadarenë appeared first on Albinfo.

“Me mall e mirënjohje…”, ja çka shkroi Kurti në librin e zisë për Kadarenë

“Pikëllimi është i thellë, admirimi është i fortë. Me mall e mirënjohje, Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës”, këto janë disa nga fjalët që Kurti i shkroi në librin e ngushëllimeve për poetin, Ismail Kadare, përcjell albinfo.ch.

Kurti bashkë me ministra e deputetë, kanë bërë homazhe para arkivolit me trupin e Kadaresë, i cili vdiq më 1 korrik në moshën 88-vjeçare.

Pas homazheve ku morën pjesë familjarët e të ndjerit, miqtë, e liderë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, arkivoli me trupin e shkrimtarit është nisur drejt varrezave.

Në Librin e Zisë, kryeministri shkroi:

Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë. Historia (me gjithë mitet), politika (me gjithë intrigat), gjuha (me gjithë bukurinë) me romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm, kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne.

The post “Me mall e mirënjohje…”, ja çka shkroi Kurti në librin e zisë për Kadarenë appeared first on Albinfo.