Meta: “Gjenitë si Kadareja e kanë të siguruar pavdekësinë”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se gjenitë sikur shkrimtari Ismail Kadareja e kanë të siguruar pavdekësinë, përcjell albinfo.ch. Në homazhet për shkrimtarin e madh të mërkurën në Tiranë, kryetari i Partisë së Lirisë ka thënë se Kadareja i ngriti shqiptarët në majën e letërsisë botërore në kohën kur ishin më të izoluar se […] The post Meta: “Gjenitë si Kadareja e kanë të siguruar pavdekësinë” appeared first on Albinfo.

Meta: “Gjenitë si Kadareja e kanë të siguruar pavdekësinë”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se gjenitë sikur shkrimtari Ismail Kadareja e kanë të siguruar pavdekësinë, përcjell albinfo.ch.

Në homazhet për shkrimtarin e madh të mërkurën në Tiranë, kryetari i Partisë së Lirisë ka thënë se Kadareja i ngriti shqiptarët në majën e letërsisë botërore në kohën kur ishin më të izoluar se kurrë.

“Dhe jo vetëm kaq, por edhe me sakrificat e tij i parapriu një epoke të re. I përjetshëm kujtimi i shkrimtarit tonë të madh dhe të papërsëritshëm. Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë, sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjen e kombit”, ka thënë ai.

E opozitari tjetër, Lulzim Basha i Demokratëve Euroatlantikë, ka thënë se edhe në momente të homazheve, emri i Kadaresë “kontribuon në përballjen mes të mirës dhe të keqes, të bukurës e të shëmtuarës”.

 

The post Meta: “Gjenitë si Kadareja e kanë të siguruar pavdekësinë” appeared first on Albinfo.