Nuk mundi të fliste gjatë homazheve për Kadarenë, zbardhet mesazhi i lënë nga Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte i pranishëm këtë të mërkurë në homazhet e mbajtura në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. I vetmi që mbajti një fjalim në ceremoninë e shkrimtarit ishte kryeministri Edi Rama, kjo si pasojë e kërkesës nga familjarët e shkrimtarit.     Por […]

Nuk mundi të fliste gjatë homazheve për Kadarenë, zbardhet mesazhi i lënë nga Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte i pranishëm këtë të mërkurë në homazhet e mbajtura në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë.

I vetmi që mbajti një fjalim në ceremoninë e shkrimtarit ishte kryeministri Edi Rama, kjo si pasojë e kërkesës nga familjarët e shkrimtarit.

 

 

Por edhe pse nuk mundi të fliste, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti la një mesazh në librin e lamtumirës të shkrimtarit të mirënjohur.

Në mesazhin e tij, kryeministri i Kosovës, thekson se vepra e Kadaresë do të rrojë gjatë dhe jo vetëm për popullin shqiptar.

“Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë. Historia me gjithë mitet, politika me gjithë intrigat, gjuha me gjithë bukurinë, me romanet dhe pozitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne.

Me mall e mirënjohje, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!”- shkruan Kurti.