Ceremonia e varrimit të Kadaresë mbahet mes anëtarëve të ngushtë të familjes

Ka nisur ceremonia për varrimin e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare. Varrimi i tij po bëhet pas homazheve të bëra nga shkrimtarë, politikanë, gazetarë e akademikë, derisa fjalim ka mbajtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ceremonia e varrimit po mbahet vetëm nga anëtarët e familjes së Kadaresë. Pas homazheve të mbajtura në Teatrin e Operas dhe […] The post Ceremonia e varrimit të Kadaresë mbahet mes anëtarëve të ngushtë të familjes appeared first on Albinfo.

Ceremonia e varrimit të Kadaresë mbahet mes anëtarëve të ngushtë të familjes

Ka nisur ceremonia për varrimin e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.

Varrimi i tij po bëhet pas homazheve të bëra nga shkrimtarë, politikanë, gazetarë e akademikë, derisa fjalim ka mbajtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ceremonia e varrimit po mbahet vetëm nga anëtarët e familjes së Kadaresë.

Pas homazheve të mbajtura në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku morën pjesë familjarë, miq, dashamirës e figura të larta shtetërore të vendit, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të botës së artit e letërsisë, Kadare është përcjellë nga kortezhi për në varrezat e Tufinës.

Ishte kërkesa e bashkëshortes së tij, Helenës, për t’u varrosur vetëm në prani të familjarëve, duke mbyllur kështu homazhet në momentin e nisjes së kortezhit.

The post Ceremonia e varrimit të Kadaresë mbahet mes anëtarëve të ngushtë të familjes appeared first on Albinfo.