Ngjitet në telat elektrikë të trenit, plagoset rëndë kosovari 14 vjeçar

Mjekët e urgjencës zbuluan se 80 për qind e sipërfaqes së trupit të tij ishte djegur. Ai do të mbetet në fund të jetës së tij me pasojat e aksidentit The post Ngjitet në telat elektrikë të trenit, plagoset rëndë kosovari 14 vjeçar appeared first on Albinfo.

Ngjitet në telat elektrikë të trenit, plagoset rëndë kosovari 14 vjeçar

Vetëm një operacion urgjent i shpëtoi jetën, por 14-vjeçari do të mbetet përgjithmonë me pasoja nga aksidenti i tmerrshëm elektrik!

Të enjten në mbrëmje (4 korrik), i riu kosovar ishte ngjitur në një autocisternë që po qëndronte në stacionin e trenit në Wolfratshausen (Bavari) së bashku me dy shokë 16 vjeçarë, transmeton albinfo.ch. 14-vjeçari kishte ngritur pjesën e sipërme të trupit dhe ishte kapur në telin e sipërm, duke bërë kështu që të pësojë një goditje të fuqishme elektrike dhe të bjerë në tokë.

Ndërsa njëri nga shoqëruesit e tij u përpoq ta ndihmonte, shoku tjetër u largua i tronditur, shkruan bild.de. Edhe 16-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.

Një dëshmitar e ka vëzhguar incidentin dhe ka lajmëruar shërbimet e urgjencës. Një patrullë nga PI Wolfratshausen ishte afër dhe shpejt arriti në vendngjarje.

Reparti i zjarrfikësve vullnetarë të Wolfratshausen-it e e ka ndërprerë linjën elektrike, në mënyrë që të mos përbënte më rrezik.
Pasi i është dhënë ndihma fillestare të plagosurit rëndë, ai është dërguar me helikopter shpëtimi në një klinikë speciale në Mynih.

Mjekët e urgjencës zbuluan se 80 për qind e sipërfaqes së trupit të tij ishte djegur.

Pas një operacioni emergjent, gjendja e të riut kosovar është stabilizuar, transmeton albinfo.ch. Por ai me siguri do të mbetet në fund të jetës së tij me pasojat e aksidentit.

Paralajmërim urgjent nga Policia Federale

Policia Federale paralajmëron urgjentisht për rreziqet në zonën e binarëve të trenit, përcjell albinfo.ch. “Nga teli me energji prej 15,000 voltësh mund të krijohet një hapësirë elektrizuese e rrezikshme për jetën, edhe pa kontakt të drejtpërdrejtë,” paralajmëron zëdhënësja e Policisë Federale Sina Dietsch.

Objektet hekurudhore nuk janë të përshtatshme për qëndrimin tuaj – pavarësisht nga arsyeja. Ka rrezik për jetën si në binarë ashtu edhe në vagona! Në funksion të pushimeve të ardhshme verore, veçanërisht prindërve u kërkohet të informojnë fëmijët e tyre për rreziqet.

(Foto: Bundespolizei)

The post Ngjitet në telat elektrikë të trenit, plagoset rëndë kosovari 14 vjeçar appeared first on Albinfo.