Dogana sekuestron Ferrarin 250 mijë eurosh në Prishtinë
Një automjet i tipit “Ferrari 499 GTB” në vlerë prej rreth 250 mijë euro është sekuestruar të enjten nga zyrtarët doganorë, përcjell albinfo.ch. Siç është bërë e ditur nga Dogana, automjeti i sekuestruar është i regjistruar jashtë vendit. “Oficerët doganorë pas ndalimit të automjetit kanë kuptuar se personi që ishte në posedim të automjetit është […] The post Dogana sekuestron Ferrarin 250 mijë eurosh në Prishtinë appeared first on Albinfo.
![Dogana sekuestron Ferrarin 250 mijë eurosh në Prishtinë](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/07/1231231233123-280x280.jpg)
Një automjet i tipit “Ferrari 499 GTB” në vlerë prej rreth 250 mijë euro është sekuestruar të enjten nga zyrtarët doganorë, përcjell albinfo.ch.
Siç është bërë e ditur nga Dogana, automjeti i sekuestruar është i regjistruar jashtë vendit.
“Oficerët doganorë pas ndalimit të automjetit kanë kuptuar se personi që ishte në posedim të automjetit është banor i Kosovës, i cili ka vepruar në kundërshtim të normave të Kodit Doganor dhe Akcizave që rregullojnë administrimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit. Si rezultat, oficerët sekuestruan automjetin për të nisur procedurat relevante administrative kundër poseduesit. Automjeti i sekuestruar është një Ferrari 499 GTB, me një vlerë të tregut të vlerësuar rreth 250,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.
The post Dogana sekuestron Ferrarin 250 mijë eurosh në Prishtinë appeared first on Albinfo.