Janevska: Nuk mund të sigurojmë libra për klasën e shtatë, Qeveria paraprake nuk ka shtypur asnjë tekst

Edhe po të kishim shkop magjik, deri në muajin  shtator ne si Qeveri nuk  do të mund  të arrijmë të sigurojmë tekste shkollore për klasën e shtatë. Asnjë tejkst shkollor për klasën e  shtatë nuk është dorëzuar  për shtypje. Këtë informacion e ka ndarë sot me mediat  ministrja  e  Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke […]

Janevska: Nuk mund të sigurojmë libra për klasën e shtatë, Qeveria paraprake nuk ka shtypur asnjë tekst

Edhe po të kishim shkop magjik, deri në muajin  shtator ne si Qeveri nuk  do të mund  të arrijmë të sigurojmë tekste shkollore për klasën e shtatë. Asnjë tejkst shkollor për klasën e  shtatë nuk është dorëzuar  për shtypje. Këtë informacion e ka ndarë sot me mediat  ministrja  e  Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke theksuar se për tejkalimin e sfidës kërkohet zgjidhje së bashku me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, transmeton Portalb.mk.

Ajo tha se një pjesë e tyre ende nuk  janë miratuar, një pjesë nuk kanë kaluar recensimin  dhe disa as nuk janë shkruar fare. Edhe pse udhëheqësia e mëparshme njoftoi se tekstet shkollore për klasën e shtatë janë duke u shtypur dhe dorëzuar, situata faktike është krejtësisht ndryshe.

“Tani më disa ditë jemi duke biseduar me Byronë dhe me siguri nxënësit e klasës së shtatë edhe vitin e ardhshëm shkollor do të mësojnë nga tekstet shkollore ekzistuese, tekste të cilët deri më tani ishin në përdorim. Kemi arsyetim  nga Byroja se janë të përputhshme me programet mësimore, në përjashtim të dy ose  tre temave  për të cilat mund të përgatiten  materiale mësimore”, theksoi Janevska.

Ajo gjithashtu theksoi se bisedimet dhe diskutimet me BZHA-në janë duke u zhvilluar, edhe pse  zgjidhja ligjore nuk lejon ndryshe, koncepti do të shtyhet për një  periudhë të caktuar për nxënësit e klasave të shtata, teta dhe klasve të nënta që të kenë tekste shkollore.

Para disa ditësh, Janevska njoftoi se koncepti i arsimit nga koha e Milla Carovskës, kur lënda e shkencave shoqërore zëvendësoi lëndën histori, nuk do të shfuqizohet, por do të reformohet. Në vitin shkollor 2025/26 do të ketë koncept të përmirësuar me planprograme dhe plane të reja, me tekste të reja për nxënës, kurse lëndët e veçanta, siç tha ministrja Vesna Janevska, do të funksionojnë që këtë vit.

LEXO: Janevska: Nevojitet strategji kombëtare për arsim, për të cilën do të ketë konsensus politik