Dhjetëra të vdekur e qindra të lënduar nga vërshimet në Afganistan

Shirat e rrëmbueshëm kanë marrë jetëm e dhjetëra personave në Afganistan. Qindra persona të tjerë, ndërkaq, janë lënduar nga këto vërshime dhe nga stuhitë e shumta. Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tjerë janë plagosur në provincën lindore Nangarhar në Afganistan, kanë bërë të ditur autoritetet, përcjell albinfo.ch. Më […] The post Dhjetëra të vdekur e qindra të lënduar nga vërshimet në Afganistan appeared first on Albinfo.

Dhjetëra të vdekur e qindra të lënduar nga vërshimet në Afganistan

Shirat e rrëmbueshëm kanë marrë jetëm e dhjetëra personave në Afganistan. Qindra persona të tjerë, ndërkaq, janë lënduar nga këto vërshime dhe nga stuhitë e shumta.

Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tjerë janë plagosur në provincën lindore Nangarhar në Afganistan, kanë bërë të ditur autoritetet, përcjell albinfo.ch.

Më herët gjatë ditës, pesë persona të tjerë kanë vdekur nga shkaqet e njëjta në provincën Kunar. Sipas autoriteteve, shifra e viktimave në Nargarhar pritet të rritet.

Ato kanë thënë se presin të regjistrojnë shumë dëme dhe shkëputje të linjave të komunikimit.

Departamenti afgan i Meteorologjisë ka thënë se pret që shi i rrëmbyeshëm dhe përmbytje të ketë në 12 provinca afgane./Albinfo.ch

The post Dhjetëra të vdekur e qindra të lënduar nga vërshimet në Afganistan appeared first on Albinfo.