Fatkeqësitë natyrore pritet të përkeqësohen në vitet në vijim

Sipas raportit të ri të Bankës Botërore e titulluar “Përmbledhje e financave publike klimatike të Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë se me rritjen e ngrohjes globale, situata pritet të përkeqësohet në vitet The post Fatkeqësitë natyrore pritet të përkeqësohen në vitet në vijim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Fatkeqësitë natyrore pritet të përkeqësohen në vitet në vijim

Sipas raportit të ri të Bankës Botërore e titulluar “Përmbledhje e financave publike klimatike të Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë se me rritjen e ngrohjes globale, situata pritet të përkeqësohet në vitet në vijim. Bazuar në raportet e tyre, gjatë 50 vitet e fundit vendi ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të përmbytjeve, valëve ekstreme të të nxehtit, zjarreve dhe reshjeve të dendura. Vetëm në dy dekadat e fundit, theksohet se vendi është përballur me 12 fatkeqësi të lidhura me ndryshimet klimatike që prekin 1.3 milionë njerëz. Në të, madje thuhet se vendi duhet të bëjë një sërë reformash për t’u përgatitur për kërcënimet që lidhen me ndryshimet klimatike dhe për të vazhduar me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ndërkaq, sipas drejtorit të Zyrës së Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Massimiliano Paolucci, marrja e veprimeve të menjëhershme për të zbutur dhe përshtatur ndryshimet klimatike është prioritet, por sipas tij nevojiten edhe një sërë politikash dhe investime të konsiderueshme.

Massimiliano Paolucci, Drejtor i Zyrës së Bankës Botërore

“Ndikimet klimatike pritet të intensifikohen së bashku me emetimet e gazeve serrë, të cilat do ta bëjnë vendin më të nxehtë dhe më të thatë, dhe do të përballet me shira të rrëmbyeshëm më të shpeshtë dhe më të fortë që do të çojnë në përmbytje”.

Raporti thekson rëndësinë e politikave fiskale të zgjuara për të absorbuar humbjet që lidhen me ndryshimet klimatike dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Megjithatë, raporti thekson edhe nevojën që vendi të vendosë shpejt një çmim për emetimet e dioksidit të karbonit për të kufizuar emetimet e gazeve serrë dhe për të rritur të ardhura të konsiderueshme për buxhetin e shtetit, potencialisht deri në 730 milionë euro në vit.

Sanja Madžarevic-Sujster, ekonomistja e lartë në Bankën Botërore dhe autore e raportit

“Të ardhurat nga çmimi i karbonit mund të mbështesin familjet dhe bizneset gjatë një tranzicioni të gjelbër shumë të nevojshëm dhe të ofrojnë përfitime të përbashkëta si përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe shëndetit”.

Ndërsa vendi synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe të përmbushë objektivat e tij për emetimet zero, raporti thekson rëndësinë e mbështetjes së tranzicionit të gjelbër të vendit nëpërmjet masave të politikës fiskale. /SHENJA/

The post Fatkeqësitë natyrore pritet të përkeqësohen në vitet në vijim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .