Kryetari Gashi takohet me ambadadorin e Australisë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Daniell Xhozef Emeri, ambasador i Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (me seli në Beograd, Republika e Serbisë). Në takim u The post Kryetari Gashi takohet me ambadadorin e Australisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari Gashi takohet me ambadadorin e Australisë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Daniell Xhozef Emeri, ambasador i Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (me seli në Beograd, Republika e Serbisë).

Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy vendeve, ndërsa Kryetari Gashi e njoftoi ambasadorin edhe me hapat e Maqedonisë së Veriut në drejtim të realizimit të qëllimeve të saj strategjike, për të cilat në vazhdimësi kemi mbështetje nga vendet tona mike, përfshirë edhe Australinë.

Kryetari Gashi theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Australia, megjithëse janë shumë të largëta në aspektin hapësinor, në fakt kultivojnë marrëdhënie shumë të ngushta dhe miqësore dhe ndajnë vlera të ngjashme, veçanërisht në aspektin e paqes dhe demokracisë botërore.

U theksua se viti i ardhshëm shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të dy vendeve. Kjo, siç u konkludua, paraqet nxitje shtesë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit edhe në fushën e ekonomisë dhe investimeve, veçanërisht duke pasur parasysh se një numër i madh i qytetarëve me origjinë nga vendi jetojnë dhe punojnë në Australi.

Bashkëbiseduesit e vlerësuan si pozitiv dhe produktiv komunikimin në nivel parlamentar dhe përmes grupeve parlamentare të bashkëpunimit, ndërsa në aspektin e bashkëpunimit multilateral u theksua veçanërisht partneriteti në kuadër të NATO-s dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara.

The post Kryetari Gashi takohet me ambadadorin e Australisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .