Gazment Bardhi: Institucionet e drejtësisë po mbushen me miq e shokë për të bërë ndere dhe qoka

Depueti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shprehur kritika, lidhur me sistemin e drejtësisë. Në fjalën e tij në seancën e sotme plenari Bardhi tha se dtrejtësia po shërben si institucioni i qokave dhe ndëreve, ku sipas tij nuk po i ofron qytetarëve reformën e premtuar. Ai përmendi dhe  emëerimin e familjarëve të deputetes së […] The post Gazment Bardhi: Institucionet e drejtësisë po mbushen me miq e shokë për të bërë ndere dhe qoka appeared first on Newsbomb Albania.

Gazment Bardhi: Institucionet e drejtësisë po mbushen me miq e shokë për të bërë ndere dhe qoka

Depueti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shprehur kritika, lidhur me sistemin e drejtësisë. Në fjalën e tij në seancën e sotme plenari Bardhi tha se dtrejtësia po shërben si institucioni i qokave dhe ndëreve, ku sipas tij nuk po i ofron qytetarëve reformën e premtuar.

Ai përmendi dhe  emëerimin e familjarëve të deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, në prokurorinë e Tiranës.

“Ne vazhdojmë të kemi drejtësinë e mikut dhe shokut, vazhdojmë të kemi drejtësinë që pranon ndërhyrjet politike, vazhdojmë të kemi drejtësinë që ende nuk ka gjetur kurajon të ngre kokën përpara cilido.”, tha Bardhi.

Pjesë nga fjala e Gazment Bardhit:

Drejtësia e re e të paprekshmëve të vjetër nuk rregullohet as me rezoluta, as me rekomandime e as me këshilla në këtë sallë. Kështu e kam mbyllur fjalën time ekzaktësisht një vit më parë, ku njëlloj si sot miratonim rezolutat për institucionet e drejtësisë. Ka kaluar një vit dhe për fat të keq asgjë nuk ka ndryshuar.

Ne vazhdojmë të bëjmë sikur rekomandojmë, ndërkohë që institucionet e drejtësisë vazhdojnë të bëjnë sikur punojnë. Kjo është tashmë një histori e njohur prej 32 vitesh – ashtu sic i njohur është edhe fakti që në Shqipëri ka një kategori individësh, që për shkak të statusit, pozicionit apo pasurisë, kanë statusin të paprekshëm.

Ishte kjo drejtësia që ne donim të shëmbnim kur miratuam Reformën në Drejtësi me 140 vota në vitin 2016. Kërkuam të shëmbnim drejtësinë e mikut dhe shokut, drejtësinë e ndërhyrjeve politike, drejtësinë që ulte kokën përpara të paprekshmëve. Sot pas 8 viteve me keqardhje të thellë mund të themi që ende nuk ja kemi dalë.

Ne vazhdojmë të kemi drejtësinë e mikut dhe shokut, vazhdojmë të kemi drejtësinë që pranon ndërhyrjet politike, vazhdojmë të kemi drejtësinë që ende nuk ka gjetur kurajon të ngre kokën përpara cilido. Ne vazhdojmë për fat të keq të kemi drejtësinë që për të mbuluar lirimin e paligjshëm të Saimir Tahirit, shpall në media pa ndodhur ende arrestimin e Vangjush Dakos.

Ne vazhdojmë për fat të keq të kemi drejtësinë që për të hetuar Arben Ahmetajn, pret sinjale publike nëpër studio nga Kryeministri Edi Rama. Nëse ai jep sinjale se e ka lëshuar, prokurorët marrin kurajon jo vetëm ta hetojnë, por mundësisht edhe ta denigrojnë.

Në vazhdojmë për fat të keq të kemi drejtësinë që për të hetuar e arrestuar një politikan të lart me pasuri e para të gjetura tashmë prej kohësh jashtë vendit, po pret sinjale se kur arrestimi i tij do i shërbejë Kryeministrit për të mbuluar ndonjë skandal qeveritar.

The post Gazment Bardhi: Institucionet e drejtësisë po mbushen me miq e shokë për të bërë ndere dhe qoka appeared first on Newsbomb Albania.